Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat.
Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i asaj janë identifikuar gati 300 rrugë që janë emërtuar jo sipas ligjit. Do të kemi proces gjithëpërfshirës për emërtimin e rrugëve të qytetit”.
“Në procedurë është miratimi i një ligjit në kuadër të kadastrës, që parasheh obligimin e të gjitha institucioneve të përdorin emrat e rrugëve që i vendos komuna. Në këtë rast ka aplikacion që e menaxhon Agjencioni i Kadastrës, ku regjistrohen të gjitha rrugët, e që do të jenë të obliguara ta shfrytëzojnë të gjitha institucionet publike apo private”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/
Kasami paralajmëron ndryshimin e emrave të rrugëve: Do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent appeared first on Telegrafi.