Prokurori Publik nga PTHP Shkup deri te Gjykata e Apelit në Shkup parashtroi ankesë për aktvendimin në lidhje me aksidentin që ndodhi në Llaskarcë.
Prokurori Publik propozon që ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së pare ndaj D.B, R.M, I.Gj dhe G.D dhe të shqiptojnë dënime më të larta.
Prokurori në arsyetimin e ankesës shprehet se autobusi në vazhdimësi ka qenë i kontrolluar teknikisht dhe pse nuk është kontrolluar dhe po ashtu ka pasur manipulim e shpejtësinë.
“Gjykata në mënyrë jo të drejtë i ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese si dhe përgjegjësinë individuale ndaj të akuzuarve për aksidentin fata ku humbën jetën 16 persona”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/
Prokuroria kërkon dënime më të larta për aksidentin në Llaskarcë appeared first on Telegrafi.