Chelsea e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.
Blutë e Londrës triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit zviceran, Servette, shkruan Express.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të.
Ishte Christopher Nkunku i cili shënoi nga penalltia për ta kaluar Chelsean në epërsi.
Në minutën e 76-të, Madueke shënoi për 2:0 pas asistit nga Enzo Fernandez, që në fund doli të ishte edhe rezultati i këtij takimi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Zvicër.
Chelsea e fiton ndeshjen e parë ndaj Servettes në play-offin e Ligës së Konferencës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.