Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev sot kanë mbajtur mbledhje, në të cilën ishin rënë dakord të dyja palët të fillojnë të punojnë me memorandum për bashkëpunim dhe protokoll për zbatimin e tij.
Siç njoftoi Drejtoria Doganore, përmens definimit të qartë të integritetit dhe përmirësimit të ndryshimit të informacionit pritet intervenim i shpejtë, por edhe asistim në ndjekjen e krimit të të dy institucioneve.
Nikollovski theksoi se lufta me krimin kërkon ndryshim të vetëdijes tek doganierët se çdokush duhet të kontribuojë në luftën me krimin.
“Ekspertiza dhe informacionet e inteligjencës me të cilën disponojnë Dogana dhe Byroja për Siguri Publike sigurojnë elemente kyçe në zbulimin dhe shkatërrimin e organizatave kriminale. Me përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e të dhënave, si dhe ndërhyrjen dhe ndihmën më të shpejtë në nivel ndërsektorial dhe ndërinstitucional, presim shkatërrim të plotë të krimit”, tha Nikollovski.
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike theksoi se janë të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të vendosur rend dhe për të garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët e shtetit.
“Vetëm me veprim të përbashkët, duke ndjekur tendencat në fushën e teknikës dhe teknologjisë dhe plotësisht duke ngritur profesionalizmin në punën në tërësi, do të qëndrojmë në rrugën e krimit të organizuar ndërkufitar”, theksoi Janev.
Nikollovski – Janev: Lufta e ashpër dhe shkatërrimi i plotë i krimit përmes aksionit të përbashkët të Doganës dhe BSP-së appeared first on Telegrafi.