Zhytësit kanë gjetur trupat e dy prej gjashtë pasagjerëve të zhdukur në mbetjet e jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë, tha një burim i afërt me çështjen të mërkurën.
Jahti, në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u fundos gjatë një stuhie të fortë para agimit të hënën.
Ekipet e shpëtimit nuk dhanë menjëherë emrat apo gjininë e të mbyturve, të cilët janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që u gjetën.
Trupi i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt. /vizionplus.tv