Koalicioni VLEN një kumtesë për media thotë se udhëheqësia e BDI-së vazhdon të jetojë në një botë paralele. Nga VLEN thonë se BDI përpiqet të shitet si viktima politike të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it.
“Shumica e shqiptarëve votuan për ndryshim më 8 maj, që, ndër të tjera, do të thotë përgjegjësi penale për të gjithë ata që janë pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve gjatë këtyre 22 viteve të regjimit. Qëllimi i opozitës shqiptare është të parandalojë me çdo kusht zbulimin e plotë të tyre para opinionit. Prandaj, nuk është rastësi që kemi thënë se ata duhet të riemërohen në Bashkim Jodemokratik për Dezintegrim.
“Myku i BDI-së në institucionet shtetërore ka marrë urdhër që të bllokojë në çdo mënyrë të mundshme punën e qeverisë së re. Pas 22 viteve të regjimit, ata kanë lënë pasardhësit e tyre në sistemin gjyqësor, diplomaci, shërbimet e sigurisë, ministritë resore, institucionet shtetërore dhe mediat”.
“Axhenda e tyre shkatërruese përfshin përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë, me qëllim pengimin e rrugës sonë drejt BE-së. Ata, përmes instalimeve të tyre, vendosin stërkëmbëza në sistem për të parandaluar drejtësinë, ndërsa megafonat e tyre janë të ngarkuar të krijojnë histeri”, thonë nga VLEN.
Gjithashtu theksojnë se “VLEN do të vazhdojë të ndërtojë një doktrinë autentike politike, të cilën e zbaton përmes një strukture të re dhe moderne koalicionuese, e cila ka për detyrë të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe të sigurojë një të ardhme të sigurt për shqiptarët”./Telegrafi/
VLEN: BDI përpiqet të shitet si viktimë politike e OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it appeared first on Telegrafi.