Elson Reçi është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Reçi kërkohej si organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Kastriot Reçi u ekzekutua paraditen e 7 janarit 2020 në qytetin e Rrëshenit.
Reçi 47 vjeç u qëllua disa herë dhe ndërroi jetë në spital. Dy vite para vrasjes së tij (2018), Kastriot Reçit i vranë vëllanë në Romë.
Lajmi në përditësim…