Reshjet e shiut kanë “pushtuar” këtë të hënë qytetin e Vlorës.
Dita ka nisur me reshje të lehta, për të shtuar më pas intensitetin në orët e mesditës.
Sasia e dendur e reshjeve të shiut ka larguar nga plazhi edhe pushuesit.
Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar kaos dhe trafik në qarkullimin e mjeteve në qytetin bregdetar./vizionplus.tv