Reperi Rigels Rajku , i njohur si Noizy është liruar nga paraburgimi.
Kështu ka vendosur Gjykata e Durrësit në seancën e mbajtur sot. Gjykata sipas mediave në Shqipëri vendosi lirimin e artistit kundrejt “Garancisë Pasurore” qe ai duhet të depozitojë.
Noizy dhe DJ Crax bashkë me Stresin po akuzohen për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin disa ditë më parë në një klub nate në Pejë.
Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamed Iseni, i cili u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë kishte konfirmuar për gazetën online Reporteri.net. se ka nënshkruar tri kërkesa drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin e Rigels Rajkut i njohur si Noizy, Arkimend Lushajt (Stresi) si dhe Dj të Noizyt, “Crax”.
Ministrja Haxhiu i kërkon Shqipërisë ekstradimin e Noizyt, DJ të tij dhe Stresit
Gjykata e Durrësit e liron Noizyn nga paraburgimi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.