GJKKO ka lënë në fuqi masën e dytë “arrest me burg” për Plaurent Dervishajn. I arrestuari nga Dubai, doli këtë të premte para GJKKO-së për tu njohur me masën e sigurisë lidhur me vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.
Ndërkohë, një ditë më parë, Plaurent Dervishajt iu komunikua masa e sigurisë edhe në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ngjarje për të cilën SPAK gjithashtu akuzon Devrishajn si organizator të saj.
Në seancën e sotme SPAK përfaqësohej nga prokurori Alfred Shehu.
Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim, as ekstradim, por rrëmbim personi.
Dervishaj: Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait dhe më kanë thyer derën me pretekstin se më rrezikohej jeta dhe kundrejt meje do të zhvillohej një atentat.
Më kanë çuar në stacionin e policisë në Dubai dhe nuk më kanë lejuar të flas me avokatin. Më kanë mbajtur disa ditë dhe më pas më kanë hipur në avion dhe arrestimi është bërë në Rinas.
Në lidhje me dosjen ka prendeuar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Dy ditë më parë më 14 gusht, drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije ndër se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë ekstraduar nga Dubai.
Rrumbullaku konfirmoi gjithashtu edhe lajmet për ekstradimin e Lulzim Berishës dhe njoftoi se pritet edhe ekstradimi i Fabio Ballabanit.
“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vërë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në polici për vënien në dispozicion para gjykatës. Ju komnfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media sa i përket proceseve gjyqësore që zhvillohen në spanjë. Ne jemi në procedura dhe kontakte të drejpërdrejta për ekstradimin e këtij personi (Lulzim Berisha) dhe të tjerëve. Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.
Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit dhe u arrestua në Dubai.
Plaurent Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.
Meçe është anëtari i bandës së Lulzim Berishës, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.
Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.
/vizionplus.tv