Situata në Parkun Kombëtar të Prespës është alarmante. Kryetari i bashkisë së Pustecit thotë se tashmë flakët kanë hyrë në thellësi të parkut kombëtar, pasi vatrat e shumta të zjarrit që kanë përshirë masivin e pyllit me ah, tani rrezikojnë edhe pyllin me pisha.
“Nëse ndodh kjo, katastrofa do të jetë e jashtëzakonshme”, tha Pali Kolefski.
terreni i thyer malor dhe mungesa e ujit e bën të pamundur izolimin e flakëve. E vetmja shpresë është krijimi i korridoreve.
“Në qoftë se situatë nuk ndryshon nga dita e sotme, Parku Kombëtar i Prespës do jetë thjesht një kujtim”, u shpreh ai.
Deri më tani janë djegur plotësisht më shumë se 900 hektarë kullotë, bimësi medicinale dhe pyll ahu në Parkun Kombëtar të Prespës. Ndërkohë që pritet ndërhyrja nga ajri me avionë rumune, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së palës shqiptare për avionë me kapacitet 6 tonë ujë në një fluturim. /vizionplus.tv