Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore. /vizionplus.tv