Një tjetër aksident me vdekje është shënuar këtë të dielë, pas atij në Seman.
Një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale L.M ka përplasur 66-vjeçarin që ishte duke lëvizur me motorr, në aksin rrugor Koplik-Bajzë.
Si pasojë e këtij aksidenti, 66-vjeçari Rasim Shabaj ka humbur jetën.
“Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66 vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv