Në Angli nuk kanë dyshime, e ardhmja e Armando Brojës do të jetë larg Chelsea. Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka përjashtuar nga skuadra e parë tre yje të njohur, ku në mes tyre është edhe sulmuesi shqiptar.
Drejtuesit londinezë kanë përdorur tashmë ‘dorën e hekurt’ për disa nga lojtarët që nuk po gjejnë skuadra të reja këtë verë.
Sipas “The Telegraph”, Trevoh Çalobah, Armando Broja dhe Romelu Lukaku janë larguar nga ekipi i parë dhe janë dërguar për t’u stërvitur me ekipin U-21.
Exclusive – Trevoh Chalobah barred from using Chelsea’s first-team facilities as exit looms. He, Broja and Lukaku all training with the club’s U21s. #cfc https://t.co/csWJHpv3eL
— Matt Law (@Matt_Law_DT) August 10, 2024
Sulmuesi shqiptar duhet të gjejë një ekip të ri, teksa interesimet nuk kanë munguar. Mesa duket Chelsea, dëshiron ta shesë me çdo kusht Brojën, për t’i bërë vend afrimeve të reja dhe mbetet të shihet ku do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar.
𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆 | Trevor Chalobah, Armando Broja and Romelu Lukaku are all training with Chelsea’s u21 team, reports @Matt_Law_DT. pic.twitter.com/o6XhisFRlh
— EuroFoot (@eurofootcom) August 10, 2024
Në Angli e bëjnë fakt të kryer, Chelsea “përjashton” Brojën nga skuadra / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.