MPB njoftoi se G.K (54) është ndaluar dje në fshatin Shtavicë të Prilepit nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura.
Rreth orës 09:00 i ka vënë zjarrin barit të tharë në oborrin e shtëpisë së tij, pas së cilës zjarri është përhapur në parcelat fqinje.
G.K. është kapur nga punonjësit e policisë gjatë shuarjes së zjarrit dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar veprën.
Zjarri është shuar nga policia dhe nuk ka pasur persona të lënduar. Është kryer kontrolli dhe personi është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim për kryerjen e veprës penale “shkaktim rreziku publik”./Telegrafi/
Ndalohet një person në Prilep, ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura appeared first on Telegrafi.