Në incidentin që ndodhi ditë më parë në një diskotekë në Pejë ku dyshohet se ka qenë i përfshirë reperi Noizy dhe Medi Isenit, u raportua se poashtu ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi.
Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Pas reagimit të Noizyt, një tjetër postim në InstaStory e ka bërë së fundmi edhe Stresi.
Ai thotë se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë, por që nuk ka faj që nuk ka shokë që qëndrojnë prapa tij.
“Ti takove njerëz në Tiranë dhe i the që ua bi unë si të vij në Zvicër hahahah, dil e thuaj jo që nuk ke thënë???? Dhe një ditë para se me ardh në Pejë fole me të në live jo po knej anej… Erdhe që të bësh lojë të dyfishtë dhe e hëngre 20 fish”, ka shkruar ai.
“Nuk të kam prekur as unë as Noizy po ke deklaruar që nuk ke shokë që gjuajnë për ju hahahahahhaha. Unë vetëm kam filmuar Zini nuk të ka prekur kështu që dilni shani nuk është problem sërish”.
Në lidhje me këtë rrahje, Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest për Stresin dhe ësht në kërkim edhe të Noizyt. Ky i fundit edhe pse në kërkim ka arritur të përformoi mbrëmë në diskotekën “Venom” në Prishtinë.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar video ku shihet se Noizy ka përformuar mbrëmë në diskotekën “Venom” në Prishtinë edhe pse këta të fundit përmes një postimi në rrjetet sociale kishin deklaruar e se reperi s’do të marrë pjesë në mbrëmjen e paralajmëruar për përformancen e tij, për arsye ligjore.
Në njoftimin e tyre diskoteka mbrëmë kishte shkruar: “Noizy nuk mundet të vij sonte në Venom për arsuye ligjore, shihemi hera tjera, koncerti sot anulohet”.
Por e gjitha doli të jetë një mashtrim, në mënyrë që Policia e Kosovës mos ta kap reperin nga Shqipëria. Kjo pasi, Noizy, megjithatë, pas orës 02:00 të mëngjesit u paraqit në skenën e diskotekës “Venom” në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Se Noizy është në kërkim nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se reperi shqiptar nuk është paraqitur në stacionin policor përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij, andaj i ka bërë atij dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.
Nikqi ka thënë se të gjithë qytetarët që janë në dijeni të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.
“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit (Noizy) dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për Reporteri.net.
Kujtojmë se Noizy ka mohuar se ka qenë i përfshirë në rrahje. Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se në momentin që kishte shpërthyer përleshja, sigurimi e kishte shoqëruar jashtë dhe se nuk e kishte goditur për asnjë çast personazhin e tik-tokut.
“Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qen aty në atë moment”, ka shkruar ndër të tjera reperi Noizy.
Stresi flet sërish për rrahjen e Medi Isenit në një diskotekë në Pejë: Nuk e kemi prekur as unë as Noizy / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.