Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Astrit Iseni thotë se në bazë të disa informacioneve që ka marrë nga ministri Pançe Toshkovski, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është dashur të ndalet dhe të kontrollohet në Aeroportin e Shkupit.
Iseni për “T7” tha se nuk ka informacione nëse sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, ka qenë në Aeroport, ndërkaq nuk u përgjigj nëse qëndron në komunikatën e MPB-së në lidhje me rastin.
“Tash për këtë ngjarje, normalisht edhe VIP personat, edhe të gjithë duhet të kalojnë, kur të kalojnë, të kalojnë…atë që e di prej hetuesit, te pjesa e skanerit.
Dhe normalisht në bazë të ministrit që m’i dha disa informacione bashkërisht, ai thotë që është dashur, normal të ndalet dhe t’i japë çantën çfarë kanë kërkuar, dhe të tjerët në detaje, për atë arsye po them hetuesia i ka marrë gjitha këto, bashkë me prokurorin, dhe kështu që për më shumë informacione në detaje të ia lëmë punën hetuesve bashkë me Prokurorinë”, tha Iseni.
Iseni : Në bazë të disa informacioneve që m’i dha Ministri, thotë që presidentja Osmani është dashur të ndalet dhe të kontrollohet appeared first on Telegrafi.