Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat që lidhjen me turizmin, duke theksuar se bëhet fjalë për një fluks të shtuar krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë.
Po ashtu, ai theksoi se të dhënat tregojnë rritje të turistëve edhe nga Morina, duke shtuar se Shqipëria është kthyer në kryefjalë për turizmin.
“Mbrëmë mora të dhënat e hyrjes në Shqipëri nga aeroporti i Tiranës dhe pika kufitare e Morinës. Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, që historikisht ka qenë i dyti në rajon. Nga Morina kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryeministri foli edhe për kritikët duke nënvizuar se ndonëse ka shumë gjëra për të përmirësuar, sërish ka tendenca për të teori keqdashëse në dëm të turizmit.
“Ajo teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që kanë braktisur Shqipërinë, janë zero me xhufka. Ky sezon është shumë i mbarë, por ka edhe gjëra për të korrigjuar. Shqipëria do të jetë kampionia e turizmit, dhe jo vetëm e turizmit, në rajonin tone” shtoi Rama.
Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke thënë se Shqipëria do të kthehet në kampione të turizmit në rajon./vizionplus.tv