OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin e saj se nuk duhet të ketë akademi tjetër të shkencave përpos ASHAM. Kryetari i kësaj partie, njëherë edhe kryeministër, Hristijan Mickoski thotë se nuk duhet të mendohet për ndarje, por për bashkim.
“Kemi ne Akademinë E Shkencave she Arteve të Maqedonisë, në suaza të asaj akademie është mbledhur mendimi shkencorë, shkencëtarët, që janë nga bashkësitë e ndryshme etnike, dhe duhet të punojmë në drejtim që ta pasurojmë me mendim shkencor dhe me shkencëtarë. Kjo është ardhmëria. Ardhmëria nuk është në ndarje, ardhmëria është në bashkim”, deklaroi mes tjerash Mickoski.
I pyetur nëse ideja e VLEN për krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencës dhe Arteve ka shkaktuar mosmarrëveshje brenda koalicionit qeverisës, Mickoski tha se me të gjithë partnerët kanë bashkëpunim parimor.
“Kemi bashkëpunim të sinqertë, kemi bashkëpunim parimor me të gjithë partnerët e koalicionit, edhe me koalicionin VLEN edhe me partinë ZNAM. Në këto 5 javë që jemi qeveri, me të vërtet kemi bashkëpunim të bukur parimor”, tha mes tjerash Mickoski.
Mickoski: Nuk na nevojitet akademi tjetër, ardhmëria është në bashkim dhe jo ndarje appeared first on Telegrafi.