Akil Gjakova është kualifikuar në rundin e dytë në Lojërat Olimpike në “Paris”.
Xhudisti kosovar fitoi me Ippon në rundin e parë ndaj brazilianit, Daniel Cargnin.
Tashmë, Gjakova do të ballafaqohet me austriakun Samuel Gassner.
Aktualisht janë edhe tri ballafaqime, pastaj do ta shohim Gjakovën në skenë.
Fitoi me Ippon në rundin e parë, pas pak dueli i radhës për Akil Gjakovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.