Moti sot pjesërisht i vranët, në disa lugina me kushte për shfaqje të mjegullës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h). Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, kurse maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.
Deri të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu që do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m2). Të dielën gjatë ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë, në zonat më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë, veçanërisht në zonat perëndimore. Nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/
Moti në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.