Sot në fshatin Debresht të Gostivarit u mbajt marsh protestues pas vrasjes së 23 korrikut.
Familja e viktimës, Resul Kahrimani, kërkojnë drejtësi nga autoritetet, ndërkaq fshatarët në turmë, thanë se do të shqyrtojnë kërkesën që të dyshuarit për kryerjen e veprës, të shpërngulen nga fshati.
“Ju lutem, të tregojmë se ne jemi njerëz, ne jemi njerëz me shpirt, e jo kafshë. Ne kërkojmë si familje të dënohet në mënyrën maksimale, organet e drejtësisë e dinë më së miri”, tha njëri nga familjarët, ndërsa pas tij, turma kërkonte shpërnguljen nga fshati Debresh i të dyshuarve për veprën./tv21.tv
Vrasja në fshatin Debresh, familja e të ndjerit kërkon dënim maksimal për autorët appeared first on Telegrafi.