Bashkimi Demokratik për Integrim, u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë rastin e e-mail-it kërcënues ndaj deputetëve të kësaj partie.
Ata kërkojnë që autorët të nxirren para drejtësisë.
“Jemi dëshmitarë të kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë. Këto incidente tregojnë shkallën e lartë të intolerancës dhe urrejtjes që përhapet në të gjithë shoqërinë tonë dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.
Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë appeared first on Telegrafi.