Albana dhe Denisi, dy të rinj shqiptarë të dashuruar me njëri-tjetrin vendosën që të lënë Shqipërinë për të jetuar në Maltë.
Dy të rinjtë kanë rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, arsyen se pse morën vendimin për të lënë Shqipërinë.
Ndërsa të pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si nisi historia e tyre e dashurisë, ata thanë se janë njohur në fakultet dhe se fillimisht kanë qenë shokë të ngushtë, më pas kuptuan ndjenjat për njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si nisi historia juaj e dashurisë?
Albana: Ne kemi qenë të dy në një fakultet, fillimisht kemi qenë shokë të ngushtë, dhe pak nga pak filluam të jemi më shumë se aq.
Brikena Prifti: Si vendosët të iknit në Maltë?
Brikena Prifti: Donim të iknim nga Shqipëria për një mundësi më të mirë. Këtu flitet anglisht prandaj erdhëm këtu.
Brikena Prifti: Si i keni planet?
Denisi: Për momentin ndihemi shumë mirë, jemi shumë komod.
Brikena Prifti: Keni 5 vite të lidhur, keni plane për dasmën?
Albana: Në shtator të këtij viti.
/Vizionplus.tv/