Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka qenë në gjendje që të ofrojë garanci për të ardhmen e portierit Ederson, i cili po lidhet me një kalim në ligën e Arabisë Saudite.
Ederson ishte portieri i parë i Cityt në shtatë vjetët e fundit.
Mirëpo braziliani ka marrë disa oferta nga liga saudite dhe është duke menduar seriozisht që të ndërrojë ambient gjatë verës.
Al-Nassr ka dështuar në transferimin e Edersonit, por janë edhe klube të tjera që kanë shprehur interesim.
“Do të doja të qëndroja, por varet nga klubet e tjera. Nuk e di situatën. Nuk ka pasur kontakte në ditët e fundit. Është çështje e stërvitjeve, që të jetë me ne deri në fund të afatit kalimtar dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Guardiola.
Guardiola nuk garanton të ardhmen e Edersonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.