Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në pikën kufitare “Bogorodicë” duhet pritur rreth 45 minuta për të dalë nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Komunikacioni në Maqedoni, pritje më e gjatë në “Bogorodicë” appeared first on Telegrafi.