Jo, për fat të keq, kjo nuk është një tjetër teknikë grimi që është shfaqur në rrjetet sociale dhe premton të nxjerrë në pah mollëzat tuaja. Trendi i fundit që ka pushtuar TikTok, kërkon që ju të përdorni krem kundër diellit për t’u nxirë vetëm në pjesë të caktuara të fytyrës.
Duke aplikuar krem kundër diellit në pjesët e fytyrës ku nuk do të konturoni, në thelb po i mbroni ato nga dielli. Zona të tjera, si zona pak poshtë mollëzave tuaja, do të nxihen nga dielli, duke krijuar një nuancë tërheqëse që nuk do të hiqet me pastruesin e make-up-it dhe zgjat gjithë ditën dhe natën.
Megjithatë, ju këshillojmë të mos e provoni. Rrezatimi diellor është shkaku numër 1 i plakjes së lëkurës dhe aplikimi i shpeshtë i kremrave kundër diellit është thelbësor në baza ditore, pavarësisht nëse është me diell apo me re. Një pudër në një ngjyrë më të errët se lëkura juaj ose një bronzues do t’ju japë të njëjtin efekt – ose edhe më të mirë – hijezues, pa vënë në rrezik shëndetin dhe lëkurën tuaj./vizionplus.tv
@stopiteli I am convinced this works! #tutorial #contour #summer #lifehack #hack #beautyhack #snatched #tiktokwellness #hiddentalent ♬ original sound – stopiteli