Njëmbëdhjetë zjarre janë aktive ditën e sotme në disa pjesë të vendit, sipas Qendrës së Menaxhimit të Krizave (QKK).
Për nesër parashihen reshje shiu, të cilat sipas drejtorit të QKM-së, Stojançe Angellov, mund të jenë të dobishme dhe të kontribuojnë në shuarjen dhe vendosjen e kontrollit të plotë mbi zjarret.
“Por për çdo rast përgatitet një raund i ri i ndihmës së huaj, kështu që nëse nuk ka shi dhe ka nevojë dhe nëse zjarret ndodhin në drejtim të padëshiruar dhe me një dinamikë të padëshiruar, ne jemi gati të sjellim urgjentisht ndihmë nga jashtë, në radhë të parë aeroplan”, thotë Angellov.
Gjatë ditëve të sotme, siç thotë ai, zjarret në malin Serta po shkaktojnë probleme.
“Një zjarr ka rënë në territorin e Komunës së Shtipit, mbi fshatrat Selcë dhe Pukhçe, ndërsa gjatë ditës dy helikopterë, një policisë dhe një i ushtrisë, si dhe dy “airtractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH”, tha Angellov./Telegrafi/
Angellov: Reshjet e paralajmëruara mund të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve appeared first on Telegrafi.