Vetëm gjatë muajit qershor nëpër klube të natës në Shkup tek të rinjtë policia ka gjetur 63,53 gramë kokainë, 63,64 gram amfetaminë, 23,2 gram heroinë. Ndërsa janë dorëzuar 13 kallëzime penale ndaj 21 personave për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paligjshëm i narkotikëve.
“Në qershor, nga Prokuroria Publike në Shkup janë dorëzuar 13 kallëzime penale kundër gjithsej 21 personave, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit se janë autorë të veprës penale “Prodhimi dhe tregtimi i paligjshëm i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursore”, parashikuar dhe i dënueshëm nga neni 215 të Kodit Penal. Të akuzuarit kanë shitur drogë në rrugë në zonën e qytetit të Shkupit dhe gjatë kryerjes së veprave penale janë sekuestruar gjithsej 63,53 gramë kokainë, 63,64 gram amfetaminë, 23,2 gram heroine”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Nga MPB shtojnë se fokusi i aktiviteteve ka për qëllim uljen e shitjes së substancave narkotike, uljen e kërkesës, si dhe identifikimin e tregtarëve, vendeve dhe objekteve ku shpërndahen narkotikë, me theks të veçantë në ndalimin e shitjes në rrugë.
Gjatë muajit të kaluar, zyrtarë policorë nga SPB Shkup, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për parandalimin e tregtisë së paligjshme të drogës, kanë kryer identifikimin dhe ekzaminimin e 50 personave, nga të cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 39 qese polietileni me material bimor, një kavanoz me material bimor, nëntë qesë polietileni me lëndë pluhuri, një qese polietileni me lëndë bimore, dhe 4 thërrmues me lëndë bimore. Nga MPB njoftojnë se për ndalimin e tregtisë ilegale të drogës, SPB Shkup, përveç masave represive, ndërmerr edhe masa parandaluese tjera parandaluese. /Alsat. mk
MPB-ja shtron kontrollet nëpër klubet e natës: Të rinjtë, gjithnjë e më shumë përdorin droga appeared first on Telegrafi.