Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov njofton se helikopteri i madh serb me pesë tonë ujë ka fluturuar në drejtim të zjarrit në Radovish, pas çka është vënë nën kontroll të plotë.
Në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Jabolçishi i Epërm dhe i Poshtëm, po vepron një helikopter i policisë malazeze dhe vendas.
Në territorin e komunës së Rosomanit, afër fshatit Sirkovë, vepron një helikopter policor dhe tre “air-tractor” të DMSH-së.
“Atyre duhet t’u bashkohet edhe “kanadari” kroat, i cili ka shfaqur disa dobësi, të cilat në çdo moment duhet të largohen”, tha Angellov.
Ai gjithashtu informoi se me dekret të nënshkruar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të caktohen 300 pjesëtarë të URM-së për të ndihmuar në ballafaqimin me zjarret./Telegrafi/
Angellov: 300 ushtar do të bashkëngjiten në shuarjen e zjarreve appeared first on Telegrafi.