
Manchester Unitedi ka fituar garën për shërbimet e mbrojtësit francez Leny Yoro.
Yoro ishte në vitin e fundit të kontratës dhe po priste ofertën e Real Madridit, por në momentet e fundit ka bërë ofertë Manchester Unitedi.
Oferta deri në 60 milionë euro është pranuar nga Lille që nuk donte të humbiste mbrojtësin pa fituar para, pasi kishte paralajmërime se Reali i kishte thënë mbrojtësit që të priste deri në verën e vitit të ardhshëm që ta transferonte si lojtar i lirë.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar se testet mjekësore janë rezervuar nga Unitedi dhe lojtari është nisur drejt Manchesterit për të finalizuar transferimin.
Bordi i Unitedit dëshiron të veprojë shpejt sepse ka frikë nga ndërhyrja e mundshme e Realit, të cilin e donte mbrojtësi Yoro.
Unitedi fiton garën me Realin për talentin francez / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.