Një burrë i rritur me inicialet Ç.R mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë një veture në afërsi të fshatit Orman të Shkupit, i cili pas transportimit në klinikat e Shkupit iu nënshtrua plagëve të marra dhe ndërroi jetë, konfirmuan nga MBP për AIM.
“Dje në ora 18:50 në fshatin Orman, pranë veturës Lexus të parkuar me targa të Shkupit, është gjetur një mashkull i gjakosur nga pjesa e kokës, ndërsa pranë tij kishte një armë dhe një gëzhojë. Është konstatuar se bëhet fjalë për Ç.R (67). Ai është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku edhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Sipas mediave bëhet fjalë për biznesmenin Çedomir Radomiroviq, i cili ishte themelues i kompanisë “Tehnocom” dhe i Rado Bankës, ndërsa detajet e rastit pritet të bëhen të ditura nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme.
Çedomir Radomiroviq konsiderohej i afërt me ish-strukturat e larta partiake të OBRM-PDUKM-së, veçanërisht me sekretarin e atëhershëm të partisë Boris Zmejkovski. Ai ishte një nga biznesmenët e paktë që e mbështeti financiarisht këtë parti në ditët opozitare të viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Radomiroviç është themeluesi i Rado Bank, e cila u shemb në vitin 2005 pasi Banka Popullore e Maqedonisë zbuloi se ajo ishte e paaftë për të ekzekutuar urdhërpagesat./Telegrafi/
MPB konfirmon rastin me personin e vdekur që u gjet në fshatin Orman të Shkupit appeared first on Telegrafi.