Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj.
Zenelaj është nën akuzë për deklarim të rremë pasurie. Behet fjalë për 7 pasuri të ish-gjyqtarit, me vendndodhje në Lezhë, të cilat pas vendimit të GJKKO i kanë kaluar shtetit. Konkretisht, bëhet fjalë për 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë me sipërfaqe 1000 m² në Vlorë.
Pasuritë e konfiskuara
1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 15.07.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 15.02.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., kundër vendimit nr. 26, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
-Pranimin kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 31, datë 19.12.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
-Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel, i ngarkohen apeluesit./vizionplus.tv