Rekordi i lojtarit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, do të qëndrojë së paku për 4 vite.
Kjo pasi në 23 sekondat e para të ndeshjes Spanjë – Angli, asnjëri ekip nuk arriti të realizoi gol.
Goli i Nedim Bajramit ndaj Italisë kështu do të qëndrojë së paku edhe për katër vite të tjera si goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian.
Kujtojmë se Shqipëria nuk arriti ta kalojë grupin, ku ishte me Spanjën, Italinë e Kroacinë. /Reporteri.net/.
Rekordi i Nedim Bajramit do të qëndrojë së paku për 4 vite / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.