Carlos Alcaraz fitoi sërish finalen e Wimbledon dhe shkoi të festonte me ekipin dhe familjen e tij. Është hera e dytë radhazi që spanjolli fitoi turneun më të rëndësishëm të tenisit në botë.
Spanjolli foli më vonë në mes të ceremonisë edhe për finalen e Euro 2024, ku Spanja dhe Anglia do të ndeshen për trofeun kampion.
Alcaraz nga Anglia nuk hezitoi t’i dërgojë një mesazh lojtarëve të skuadrës spanjolle të futbollit.
“Unë tashmë e kam kryer punën time. Finalja e Euro 2024 me Anglinë me siguri do të jetë e komplikuar”, ka deklaruar spanjolli.
Carlos Alcaraz pasi fitoi Wimbeldonin mesazh Spanjës për finalen ndaj Anglisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.