Hapja e autostradës së re Thumanë-Kashar ka rritur ndjeshëm lëvizjen e qarkullimit të mjeteve.
Mëngjesin e kësaj të hëne, në këtë aks është krijuar radhë e gjatë mjetesh, i cili më pas është lehtësuar duke bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve.
Radha e gjatë është krijuar për shkak të pagesës që po kryhet në këtë aks. Çmimet në Thumanë-Kashar nisin nga 190 lekë të reja për motorrat, duke vijuar me pas me 270 lekë që do të jetë tarifa për mjetet e lehta. Për autobusët dhe kamionët, tarifa do të jetë 650 lekë, ndërsa për ato të tonazhit të rëndë 900 lekë të reja.
Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.
Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor. Gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është rreth 20 kilometra ndërsa shpejtësia e lëvizjes do të jetë me 130 km/h, duke u bërë kështu autostrada më e shpejtë në Shqipëri./vizionplus.tv