Rrugëtimi i Zvicrës në Euro 2024 përfundoi në mënyrë mjaft dramatike. Helvetët u mposhtën vetëm pas penalltive nga Anglia në fazën çerekfinale, por paraqitjet e tyre në Gjermani kanë lënë mbresa pozitive.
Në fund të ndeshjes, trajneri Murat Yakin u shpreh i zhgënjyer për eliminimin.
“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran.
Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar”.
“Nuk e merituam eliminimin, u shkaktuam probleme të gjithëve”, Yakin flet pas disfatës nga Anglia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.