![FOTO/ Goditi me thikë 26-vjeçarin në Tiranë, ky është autori FOTO/ Goditi me thikë 26-vjeçarin në Tiranë, ky është autori](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Image-2024-07-02-at-20.59.51-715x400.jpeg)
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Armando Jakupit, 42-vjeçarit i cili plagosi me thikë një të ri.
Siç bën me dije policia ngjarja ndodhi në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv