Mediet greke kanë publikuar pamje të festës së ditëlindjes me pije, celularë dhe tortë, e cila u zhvillua në burgjet e Janinës, ku u çmontua një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës merreshin me importimin e drogës.
Në fakt, festa nuk duket se bëhet në fshehtësi, as në qeli.
Për çmontimin e organizatës është kryer një operacion i koordinuar policor në Janinë, Igumenicë dhe Korfuz, me asistencën e ekipeve të EKAM-it dhe YAT-it, Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut, Nëndrejtorisë së Sigurimit të Korfuzit, si dhe qenve të policisë.
Gjatë operacionit u arrestuan 8 anëtarë të organizatës, mes tyre 3 oficerë burgu.
KLIKO KETU PER VIDEON
Të arrestuarit akuzohen për grup kriminal, drogë, pastrim parash, armë, ryshfet, shkelje të konfidencialitetit zyrtar, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve të emigracionit dhe import të celularëve në institucionet korrektuese.
Si funksiononin
Sipas një njoftimi të policisë, mënyra e funksionimit të organizatës ishte si më poshtë: Drejtuesi i organizatës ishte një shqiptar, i burgosur, i cili koordinonte tregtimin dhe trafikun e drogës nga brenda qelisë dhe ishte marrësi përfundimtar i të ardhurave.
Një person tjetër kishte marrë përsipër trafikun e drogës në Korfuz, ndërsa një pjesë të të ardhurave ia kalonte drejtuesit të organizatës.
Punonjësi i policisë dhe një grua e arrestuar ishin ndërmjetës të transaksioneve, duke marrë shumat të cilat ia dorëzonin drejtuesit të organizatës, qoftë në takime të drejtpërdrejta me të brenda burgut, qoftë duke i depozituar në llogarinë e tij individuale nëpërmjet kontabilistit.
Nga hetimet e deritanishme janë evidentuar 7 raste të trafikut të drogës, 39 raste të pastrimit të parave dhe 3 shkelje të konfidencialitetit zyrtar.
Njëkohësisht, për punonjësin e policisë, pjesëtar të organizatës, nga hetimet rezultoi edhe kryerja e rasteve të tjera të shkeljes së konfidencialitetit zyrtar, ryshfetit dhe trafikut të drogës.
Janë gjetur dhe sekuestruar 620782 euro, 18 celularë, sasi të vogla kanabis, grirëse, 8 thika, një shkop, 2 aparate Tazer, 2 granata, 2 karikatorë, 302 fishekë, një orë me vlerë dhe dokumente.
Sendet e konfiskuara do të dërgohen për ekzaminim laboratorik, ndërsa shumat do të dërgohen në Fondin e Depozitave dhe Kredive. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv