![Stuhia e fortë shkakton dëme të mëdha në Malin e Zi, rrufeja vret kafshët Stuhia e fortë shkakton dëme të mëdha në Malin e Zi, rrufeja vret kafshët](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/07/vetetima-700x400.jpg)
Një stuhi e fortë në Zhabljak të Malit të zi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Disa shtëpi janë përmbytur, ndërsa në një familje rrufeja goditi dhe vrau pesë lopë.
“Pesë lopë u goditën, të gjitha ngordhën në livadh”, është shprehur një banorë i zonës për mediat.
Ekipet kompetente në Zhabljak kanë dalë në terren menjëherë pas ndërprerjes së shiut dhe po punojnë për riparimin e dëmeve./vizionplus.tv