Faza çerekfinale e Kampionatit Evropian të futbollit do të kompletohet sot, me dy ndeshje mjaftë interesante që do të zhvillohen në mbrëmje.
Me filim nga ora 18:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih do të ballafaqohen Rumania me Holandën, me “Tulipanët” që shihen si favorit, së paku në letër.
Një ballafaqim tejet i paparashikueshëm do të zhvillohet në stadiumin “Red Bull Arena” në Lajpzig, aty ku nga ora 21:00 ballafaqohen Austria me Turqinë, dy skuadra që kanë treguat shumë kualitet në fazën e grupeve.
Me dy ndeshjet e sotme kompletohen çerekfinalet e “Euro 2024” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.