Zvicra dhe Gjermania janë dy çerekfinalistet e para të Kampionatit Evropian, pasi eliminuan Italinë, respektivisht Danimarkën.
Ndërsa ditën e sotme zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Euro2024.
Nga ora 18:00, në stadiumin ”Veltins Arena” në Gelsenkirchen, Anglia do të përballet me Sllovakinë.
Ndeshja e dytë e ditës së sotme zhvllohet mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, në ”RheinEnergieStadion” në Koln, më fillim nga ora 21:00.
Kampionati Evropian vazhdon sot me dy ndeshje tjera të 1/8 së finales / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.